image Nga nesër policët sërish do të punojnë 12 orë në ditë

Siguri

Nga nesër policët sërish do të punojnë 12 orë në ditë

news image

Pjesëtarët e Policisë së Kosovë do të punojnë sërish me orarin 12-orësh, në mënyrë që të ketë kontroll të plotë të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, përmes një postimi në Facebook.

“Morëm vendim që Policia e Kosovës përsëri të kalojë në orarin 12-orësh, në mënyrë që ta kemi në kontroll të plotë situatën”, ka shkruar ai.

Veliu njoftoi se ky vendim u mor në një takim me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe drejtorin e Operativës, Afrim Ahmeti, në të cilin thotë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rritjen e nurmit të të infektuarve me COVID-19, si dhe për vendimet e fundit të qeverisë për parandalimin e virusit dhe zbatimin e Planit të ri Operacional të PK-së.

Po ashtu, ministri i Punëve të Brendshme njoftoi se Policia e Kosovës do të kujdeset që të shqiptojë dënime konform ligjit për të gjithë ata që nuk i respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Gazeta Sinjali/