image Nga e mërkura në Kosovë pritet të bie shi

Kosovë

Nga e mërkura në Kosovë pritet të bie shi

news image

Java që po vjen do të ketë një mot të ndryshueshëm, me diell, shi por edhe erë, transmeton Gazeta Sinjali.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të njëjta vlera termike edhe për dy ditët e ardhshme të javës vijuese.

“Nga dita e martë pos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë. Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10-17, ose të përdorim masat mbrojtëse.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë./Gazeta Sinjali/