image Nga e hëna disa departamente të Fakultetit të Filologjisë do të vazhdojnë ligjëratat online

Arsim

Nga e hëna disa departamente të Fakultetit të Filologjisë do të vazhdojnë ligjëratat online

news image

Nga 13 dhjetori, ligjërata në disa departamente të Fakultetit të Filologjisë do të vazhdojnë online, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar Këshilli Studentor i këtij fakulteti. Në njoftimin e këtij këshilli thuhet se kjo do të ndodhë për shkak të disa renovimeve që do të bëhet në sallat e departamentit të Gjuhës Shqipe, Letërsisë Shqipe, Gjuhës Turke, Gazetarisë dhe Orientalistikës.

Mësimi online mund të zgjasë deri në dy muaj, aq sa pritet të zgjasin edhe punimet.

“Në takim mes përfaqësuesve të Fakultetit dhe donatorit TIKA, kishte marrëveshje që punimet të mbarojnë brenda 60 ditëve. Ndërkaq, mësimi do të vazhdojë online përmes platformës Google Meet, në koordinim me profesorët e lëndëve”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/