Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, do të mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.
Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë në fuqi nga 13 korriku 2026, në orën 20:00, deri më 16 korrik 2026, në orën 20:00.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët udhëzohen të shfrytëzojnë rrugët alternative, përkatësisht rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari”, përmes Rrugës B, me dalje në rrugën “Agim Ramadani”, si dhe rrugën “Mark Dizdari”, në drejtim të Fontanës, po ashtu me dalje në rrugën “Agim Ramadani”.
Lëvizja e këmbësorëve do të mbetet e mundësuar, ndërsa trafiku do të menaxhohet përmes sinjalizimit dhe personelit në terren.
Komuna e Prishtinës ka kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!