image Komuna e Prishtinës me njoftim: Kjo rrugë do të jetë e mbyllur për 2 javë

Kosovë

Komuna e Prishtinës me njoftim: Kjo rrugë do të jetë e mbyllur për 2 javë

news image

Për shkak të punimeve të cilat po bëhen në ndërtimin e rrugës, rruga “Bajram Bahtiri” do të mbyllet për qarkullim për 2 javë.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Punimet nisin nga data 20.11.2023 deri më datë 04.12.2023.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Për shkak të punimeve të cilat po bëhen në ndërtimin e rrugës, rruga “Bajram Bahtiri” do të qëndrojë e mbyllur për qarkullimin e veturave nga data20.11.2023 deri më 04.12.2023, luteni të shfrytëzoni rrugët alternative të cilat i keni të sqaruara në hartën poshtë.

/GazetaSinjali/