image “Neymar nuk do të transferohet te Barcelona, është i lumtur në Francë”

Futboll

Futboll/ “Neymar nuk do të transferohet te Barcelona, është i lumtur në Francë”

news image

Edhe pse emri i tij po përflitet shumë në Spanjë, e ardhmja e Neymar duket se do të jetë Spanja.

Së fundmi për brazilianin ka folur shoku i tij Ander Herrera që ka zbuluar darkën me yllin e sulmit të PSG-së.

Ai ka deklaruar se 28-vjeçari është i lumtur në Francë dhe të gjithë zërat që e lidhin atë me Barcelonën janë të pavërteta.

“Nuk e di se pse po flitet kaq shumë për të ardhmen e Neymarit dhe e afrojnë atë me Barcelonën. Kam ngrënë darkë me të para karantinës dhe ai është i përfshirë shumë me projektin e PSG-së.

Neymar është i lumtur. Më ka thënë në darkë se nuk ka qenë kurrë më i lumtur në Paris”, është shprehur Ander Herrera.