image Newcastle ia ka vënë syrin Strakoshës, dëshiron ta transferojë në janar

Futboll

Newcastle ia ka vënë syrin Strakoshës, dëshiron ta transferojë në janar

news image

Newcastle po synon një lëvizje në janar për portierin e Lazios, Thomas Strakosha, raporton The Sun, përcjell Sinjali Sport.

Kontrata e Strakoshës me Lazion do të skadojë në fund të sezonit, por Newcastle nuk dëshiron të presë për ta nënshkruar atë si transferim i lirë.

Portieri shqiptar ka humbur vendin e titullarit te skuadra Biancocelesti dhe me shumë lehtësi mund të pranojë t’i bashkohet skuadrës angleze. /Gazeta Sinjali Sporti/