image Lazio pa vështirësi triumfon ndaj Lokomotivës, Muriqi, Strakosha e Hysaj pjesë e kësaj fitore

Futboll

Lazio pa vështirësi triumfon ndaj Lokomotivës, Muriqi, Strakosha e Hysaj pjesë e kësaj fitore

news image

Lazio ka arritur fitoren e parë në këtë sezon në Europa League, transmeton Sinjali Sport.

Bardhekaltërit fituan me lehtësi ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultat të pastër 2-0.

Shqiponjat i realizuan golat në pjesën e parë, me anë të Toma Basic në minutën e 13-të dhe në të 38-ën me Patric Gabarron.

Në këtë fitore të italianëve merita kishin edhe tre futbollistët shqiptar, Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj mbajtën portën e paprekur në 90 minuta që luajtën, si dhe reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, që luajti nga minuta e 42-të, pasi u lëndua Ciro Immobile.

Me këtë fitore vendasit ngritën në pozitën e dytë të Grupit E, kurse mysafirët me një pikë janë të fundit në renditje. /Gazeta Sinjali Sporti/