image Newcastle e interesuar për Thomas Strakosha

Futboll

Newcastle e interesuar për Thomas Strakosha

news image

Portieri Thomas Strakosha është duke kaluar një periudhë të vështirë te ekipi italian Lazio, ku është zëvendësuar nga Pepe Reina dhe deri më tash nuk e ka besimin e trajnerit të Lazios duke pasur kështu shumë pak minuta në portën e klubit.

Sipas The Sun, për portierin shqiptar ka shprehur interesim Newcastle, të cilët kanë shprehur interesim për shërbimet e portierit Strakosha.

Transferimi mund të ndodhë qysh në afatin e janarit, pasi që klubi anglez nuk dëshiron të pres më shumë.

Strakosha është pjesë e Lazios që nga sezoni 2014/2015 dhe ka 192 paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Sinjali Sporti