image Strakosha përlotet nga mbështetja prej tifozëve pas gabimit javën e kaluar

Futboll

Strakosha përlotet nga mbështetja prej tifozëve pas gabimit javën e kaluar

news image

Thomas Strakosha mori një dedikim të veçantë të dielën nga tifozët e skuadrës së Lazios të cilët shpalosën në pankartë përkrahjen pas gabimit në Ligën e Evropës.

“Mos e vrit mendjen për ata, por shih përpara dhe bëj pritje. Forca Strakosha”, shkruhej në pankartën e tifozëve të Lazios.

Strakosha shpërtheu në lot teksa në llogarinë e vet në “Instagram” ka shkruar: “Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjeva duke hyrë në fushë mes duartrokitjeve plot dashuri dhe më pas te banderola që kishte emrin tim.

U përpoqa t’i mbaja lotët, por nuk munda. E vetmja gjë që mund të them është që i falënderoj shumë tifozët e Lazios për dashurinë dhe mbështetjen. Ky moment do të mbetet në zemrën time përgjatë gjithë jetës. Tani të punojmë për ta sjellë Lazion aty ku e meriton”. /Gazeta Sinjali Sporti/