image Nesër protestojnë punëtorët e Lotarisë, kërkojnë pagat që s’i morën që 1 vit

Sociale

Nesër protestojnë punëtorët e Lotarisë, kërkojnë pagat që s’i morën që 1 vit

news image

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë nesër, më 8 mars, në orën 11:00 para Qeverisë së Kosovës, njofton Gazeta Sinjali.

Kjo protestë, sipas Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës, do të bëhet pasi ata s’kanë marrë paga që 1 vit.

Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur. Punëtorët tanë gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë gati një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë COVID-19”, është thënë ditë më parë në njoftimin e sindikatës derisa thirrja u paralajmërua sërish sot. /Gazeta Sinjali/