Kompanitë e auto-shkollave gjatë ditë së nesërme do të protestojnë për të kërkuar rifillimin e punës.
Protesta do të mbahet nga ora 10:00 deri në ora 12:00 para Ministrisë së Drejtësisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga Federata e Auto-shkollave të Kosovës janë shprehur të pakënaqur me punën e Ministrisë së Infrastrukturës të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, pasi sipas tyre i ka neglizhuar auto-shkollat duke iu pamundësuar mbajtjen e provimeve dhe të ligjeratave (madje edhe atyre online).
Në një kërkesë drejtuar Shërbimit Policor të Kosovës, thuhet se protesta do të jetë paqësore./Gazeta Sinjali/