image Nesër përsëri protestë me moton “Asnjë cent më shumë” kundër shtrenjtimit të energjisë

Sociale

Nesër përsëri protestë me moton “Asnjë cent më shumë” kundër shtrenjtimit të energjisë

news image

Për ditën e nesërme është ftuar një protestë tjetër kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Kjo protestë është ftuar nga grupe të shoqërisë civile, për në orën 12:00.

Thirrjen e bëri aktivistja e shoqërisë civile Liridona Sijarina.

“Sot, ne ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të na bashkohen në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, nesër, e premte, duke filluar nga ora 12:00. Protesta nisë te sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe përfundon te ndërtesa e Qeverisë”, ka thënë Sijarina.

/GazetaSinjali/