image Nesër në Lipjan mbahet shfaqja "Kur bien perdet", shpalos temën e bullizmit

Film

Nesër në Lipjan mbahet shfaqja “Kur bien perdet”, shpalos temën e bullizmit

news image

“Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet” në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit prezantojnë nesër në ora 12:00-13:00 shfaqjen “Kur bien perdet”, e cila ka për qëllim adresimin e bullizmit, pasojat dhe rreziqet, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas shfaqjes, personazhet do të diskutojnë me publikun lidhur me temat të cilat adresohen në shfaqje, në këtë mënyrë duke e bërë edhe publikun pjesë të saj.

Shfaqja e regjisoreve Daniela Markaj dhe Qendresa Kajtazi do të mbahet në Qendrën Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan.

Në shfaqje luajnë Edmond Hajdini, Fatlum Bllaca, Fjolla Hoxha, Gerat Salihi dhe Lerdi Salihi./Gazeta Sinjali/