Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 05:43 të mëngjesit.
“Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05:43 min, të cilit do t’i prijë kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava”, thuhet në njoftim,
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 9 korrik, kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami.