Zyrtari policor Lirim Haxholli që u vra mbrëmë aksidentalisht nga kolegu i tij, do të varroset nesër në varrezat e qytetit Arbëri në orën 15:00.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë një ndeje private, ku ishin 15 policë duke festuar në një vilë në Zllatar.
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin 6 policë janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë suspenduar.
“Sot pas mesnatës Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një informacion përmes “Linjës së kaltër” nga Policia e Kosovës se ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar të Prishtinës ku ishte plagosur një person”, thuhet në njoftim.