Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë po kërkon ndihmë për gjetjen e Hysen (Alush) Dobroshit, i dyshuar për Vjedhjetë rëndë.
Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Hysen Dobroshit, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
“Bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dënuar me aktgjykimin e plotfuqishëm është: HYSEN (Alush ) DOBROSHI i lindur me 18.08.1984 në Pejë. I dënuari është i kërkuar për veprën penale një rast për veprën penale vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kjo drejtori ka bërë të ditur gjithashtu se, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë./Gazeta Sinjali/
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]