Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicё, me qëllim arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
“Personi i kërkuar është: PËRPARIM (Ali) OSMANAJ i lindur më 24.02.1973 në DURRËS- SHQIPËRI.
I dënuari është i kërkuar për veprёn penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve””, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]. /Gazeta Sinjali/