Manchester City ka kohë që është vënë pas mbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly.
Dita e ditës, transferimi i mbrojtësit të Napolit po bëhet më i vështirë, transmeton Gazeta Sinjali.
Por, në rast se dështon transferimi i Koulibalyt, atëherë Manchester City ka gati alternativën tjetër. Sipas “Daily Mail”, City ka filluar bisedimet me Sevillan për mbrojtësin, Jules Kounde.
Për dallim nga Koulibaly, Kounde është shumë më i lirë./Gazeta Sinjali/