image Nënshkruhet marrëveshja për 10 mijë vaksinat që Kroacia ia ka premtuar Kosovës

Shëndetësi

Nënshkruhet marrëveshja për 10 mijë vaksinat që Kroacia ia ka premtuar Kosovës

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe sekretari i përgjithshëm, Naim Bardiqi, janë takuar sot me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë këtij takimi, Bardiqi dhe Barishiq kanë nënshkruar marrëveshjen për 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID, të cilat ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq-Radman, pati njoftuar se Kroacia do ia bëjë dhuratë Kosovës.

“Në takim, Ministri Vita ka njoftuar Ambasadoren Barishiq me ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe.”

“Gjatë këtij takimi, është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të Vaksinës kundër Covid-19, në përkrahje të Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesën e MSH-së./Gazeta Sinjali/