image Ministri kroat ia merr "myzhden" Gërvallës, tregon se Kroacia do t'ia dhurojë 10 mijë vaksina antiCOVID Kosovës

Shëndetësi

Ministri kroat ia merr “myzhden” Gërvallës, tregon se Kroacia do t’ia dhurojë 10 mijë vaksina antiCOVID Kosovës

news image

Kryediplomati kroat, Gordan Grliq-Radman, po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë. Mëngjesin e sotëm, ai është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Pas takimit me homologen e tij, Grliq-Radman bëri të ditur se shteti i tij do t’ia dhurojë 10 mijë vaksina antiCOVID Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri kroat ia prishi “befasinë” ministres Gërvalla, e cila tha se gjatë ditës do të japë një lajm të mirë sa i përket menaxhimit të pandemisë.

“Një prej temave që folëm ishte diaspora, mërgatë e pritur mirë në Kroaci. Në kuadër të menaxhimit të pandemisë, biseduam gjatë dhe ministri kroat më dha një lajm të mirë, por ai lajm do të komunikohet gjatë ditës së sotme. Shprehëm përkushtimin e përbashkët për marrëveshjet bilaterale. Ministri më ftoi të marrë pjesë në forumin e Dubrovnikut, që mbahet këtë vit. Gëzohem që do të thellojmë bashkëpunimin tonë”, tha Gërvalla./Gazeta Sinjali/