image Nëna tenton ta shpëtojë vajzën nga dhuna, burri në Istog i bën të dyja për spital

Siguri

Nëna tenton ta shpëtojë vajzën nga dhuna, burri në Istog i bën të dyja për spital

news image

Një rast i dhunës në familje është raportuar të enjten në fshatin Vrellë të komunës së Istogut, me ç’rast është arrestuar një person, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) kishte rrahur vajzën e tij dhe pasi kishte ndërhyrë bashkëshortja e tij, e kishte rrahur edhe atë.

Sinjali mëson se viktimave iu është ofruar tretmani mjekësor dhe sipas raportit,  ato kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e dhunës.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori, me urdhër të së cilit ndaj të dyshuarit janë hapur rastet “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

I dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë.

/GazetaSinjali/