Një grua në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici së vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se e mitura ka dalë nga shtëpia më 8 mars rreth orës 18:00, teksa nëna ka raportuar rastin dy ditë më vonë, raporton Gazeta Sinjali.
“Ankuesja femër kosovare, me 10.03.2022 ka raportuar se vajza e saj e mitur për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftim.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.