image Nëna 88-vjeçare nga Prishtina i shkon djalit në shtëpi, ai e sulmon dhe tenton ta ngufas

Siguri

Nëna 88-vjeçare nga Prishtina i shkon djalit në shtëpi, ai e sulmon dhe tenton ta ngufas

news image

Një rast i dhunës në familje është raportuar sot në Polici nga një nënë 88-vjeçare, e cila e ka denoncuar djalin e saj që i ka shkaktuar dhunë para disa javësh. Për shkak të moshës, ajo s’ka arritur që të shkojë në Polici deri më sot, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, ky rast ka ndodhur më 2 prill, në shtëpinë e djalit të viktimës, ku kjo e fundit kishte shkuar pasi s’jeton me të.

Nëna e cila jeton e vetme në Prishtinë, u nis për te shtëpia e djalit, por aty ai e ‘priti’ me dhunë e ofendime. I njëjti, e ka sulmuar nënën fizikisht dhe ka tentuar ta ngufas me shallin që ajo e kishte të vendosur.

Pas marrjes së deklaratës nga viktima, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/