Policia e Kosovës ka arrestuar një person, nën pretekstin se ka fyer verbalisht një zyrtar policor, derisa ky i fundit po kryente detyrën e tij zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor, por nuk sqarohet asyeja.
Rasti i cili është cilësuar si “sjellje arrogante”, raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40, në fshatin Llapushnik të Drenasit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar (nën ndikim të alkoolit) pasi që i njëjti e kishte fyer verbalisht zyrtarin policor, derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor dhe i njëjti, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/