image Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Greqi vaksinat e para antiCOVID

Rajon

Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Greqi vaksinat e para antiCOVID

news image

Nën mbrojtjen e rreptë të policisë, në mjediset e tyre të posaçme të sigurisë në Kryoneri, pak pas orës 07:00 të mëngjesit të së shtunës, kanë mbërritur edhe në Greqi vaksinat kundër koronavirusit.

Këto janë 9,750 dozat e para të vaksinave të Pfizer/BionTech, të cilat mbërritën vonë në prag të Krishtlindjes në Promachonas dhe prej andej u nisën menjëherë për në Athinë.

Vaksinat tani ruhen në zona të veçanta, të specializuara që plotësojnë të gjitha specifikimet për ruajtjen e produkteve medicinale dhe nga atje do të fillojnë shpërndarjen e tyre në qendrat e vaksinimit.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kontozamanis dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kujdesit Parësor Shëndetësor, Marios Themistokleous, janë aktualisht në vendngjarje, transmeton Gazeta Sinjali.

Punonjësit e spitaleve dhe ata në struktura të mbyllura do të vaksinohen të parët./Gazeta Sinjali/