image Nën kërcënimin e armës ia vjedhin dy telefona një punëtorit në Prizren

Siguri

Nën kërcënimin e armës ia vjedhin dy telefona një punëtorit në Prizren

news image

Vjedhjet janë bërë shqetësim i madh për qytetarët e Kosovës pasi dita ditës po shtohen vetëm më shumë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Piranë të Prizrenit, pasi një person i cili është punëtor i postës së shpejtë ka bërë të ditur se derisa kishte qenë duke qëndruar i ndalur në veturë në mes të fshatrave Piranë dhe Randobravë, dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës ia vjedhin dy telefona celularë në vlerë rreth 900 euro.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj brenda Policisë se më pas të dyshuarit ishin larguar në një drejtim të panjohur, gjersa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse.

/Gazeta Sinjali/