image Në Viti sot u konfirmuan tre qytetarë të prekur me COVID-19

Shëndetësi

Në Viti sot u konfirmuan tre qytetarë të prekur me COVID-19

news image

Tre qytetarë janë konfirmuar të prekur me koronavirus sot në komunën e Vitisë dhe vetëm një i shëruar, raporton Gazeta Sinjali.

Rastet pozitive vijnë nga Pozherani dhe dy nga Begunca.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, thekson se numri i të infektuarve nga koronavirusi në këtë komunë ka shkuar në 331. I personave të shëruar në 236 dhe aktualisht janë 71 raste aktive.

Kadolli vijon apelin për respektimin e të gjitha rekomandimeve të IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/