Tre qytetarë janë konfirmuar të prekur me koronavirus sot në komunën e Vitisë dhe vetëm një i shëruar, raporton Gazeta Sinjali.
Rastet pozitive vijnë nga Pozherani dhe dy nga Begunca.
Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, thekson se numri i të infektuarve nga koronavirusi në këtë komunë ka shkuar në 331. I personave të shëruar në 236 dhe aktualisht janë 71 raste aktive.
Kadolli vijon apelin për respektimin e të gjitha rekomandimeve të IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/