image Në veturat e Policisë që u sulmuan me granatë dore dhe kallashnikov, kishte edhe policë serbë

Siguri

Në veturat e Policisë që u sulmuan me granatë dore dhe kallashnikov, kishte edhe policë serbë

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për gjuajtje me armë drejt pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit. Kjo u konfirmua edhe nga ministri i  Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Mehmeti në një konferencë të jashtëzakonshme për medie tha se veturat e Policisë së Kosovës të cilat po transportonin policët në pikat kufitare janë goditur me granatë dore dhe armë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai bëri të ditur se në veturat e Policisë që u sulmuan kishte edhe policë serbë.

Gjatë datës 13 deri sot kishim katër sulme të organizuara në një territor i cili është i ndërlidhur dhe në vendet që janë shumë afër njëra-tjetrës dhe sulmet janë të ndërlidhura. Kjo na bën me dije që kemi të bëjmë me një grup të organizuar i cili ka për qëllim që të sulmojë dhe të pengojë punën e Policisë së Kosovës dhe me theks të posaçëm dëshirojnë të pengojnë aksionet tona të cilat kanë të bëjnë me luftën kundër kontrabandës dhe tregtive të ndryshme ilegale të cilat zhvillohen në këtë pjesë të kufirit të Kosovës”, tha ai.

Mehmeti ka thënë se janë gjetur gëzhojat e armës dhe pjesë të granatës së dorës.

 “Të dy veturat e Policisë janë dëmtuar. Janë gjetur gëzhojat e armës dhe pjesë të granatës së dorës. Ky është xhami i një prej veturave. Është gjuajtur drejtëpërdrejtë për të goditur policinë, por xhami ka qenë i blinduar. Kjo është pjesë e granatës së dorës, është granatë luftarake”, tha ai.

/GazetaSinjali/