image Në tre ditë u vranë 27 fëmijë në Luftën në Afganistan

Botë

Në tre ditë u vranë 27 fëmijë në Luftën në Afganistan

news image

Përgjatë tre ditëve të paktën 27 fëmijë janë vrarë në Afganistan në mes luftimeve të ashpra midis talibanëve dhe forcave qeveritare, ka deklaruar OKB-ja.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, Unicef, tha se ishte e tronditur nga “përshkallëzimi i shpejtë i shkeljeve të rënda kundër fëmijëve”, shkruan BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

Sipas Unicef, 27 viktimat u regjistruan në tre provinca – Kandahar, Khost dhe Paktia. Rreth 136 fëmijë u plagosën gjithashtu në këto zona gjatë tre ditëve të fundit.

Pas tërheqjes së trupave të huaja talebanët kanë bërë avancime të mëdha në të gjithë vendin, duke marrë të paktën gjashtë kryeqytete rajonale që nga e premtja.

Ata kanë refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim.

Unicef në një deklaratë të hënën tha se mizoritë që po kryheshin ndaj fëmijëve po rriteshin “nga dita në ditë”./GazetaSinjali/