image Në shenjë proteste, në sheshin “Skënderbeu” vendosen karroca të personave me nevoja te veçanta

Kosovë

Sociale/ Në shenjë proteste, në sheshin “Skënderbeu” vendosen karroca të personave me nevoja te veçanta

news image

Disa karroca të personave me nevoja te veçanta janë vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë proteste dhe do të qëndrojnë aty për një javë.

Ky organizim u bë me iniciativën e UNICEF-it në Kosovë dhe ka për qëllim përkrahjen e personave me nevoja të veçanta në ketë periudhë të pandemisë.

Sipas organizatorëve, këto karroca që janë siguruar nga Handikos do të mbikëqyren nga sigurimi./Gazeta Sinjali/