image Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, dy të burgosur i vënë flakë dhomave

Burgu/ Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, dy të burgosur i vënë flakë dhomave

news image

Mbrëmë në Qendrën Korrektuese në Lipjan, dy dhoma janë përfshirë nga zjarri.

Përveç dëmeve të vogla materiale, sipas policisë nuk ka pasur të lënduar.

“Zyrtarët korrektues kanë njoftuar se dy dhoma të vetmisë të Qendrës Korrektuese janë përfshirë nga zjarri. Pas intervenimit të oficerëve korrektues zjarri është shuar me dëme të vogla materiale.

Lidhur me rastin janë intervistuar nga policia dy të dyshuar të burgosur, të cilët kanë pranuar se e kanë shkaktuar veprën, si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë./Sinjali/