Në rrugën “Kolë Jakova” në Prizren një person është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se viktima ka paraqitur rastin në polici dhe se i është dashur që të trajtohet në spital për plagët që i ishin shkaktuar.
Gjithashtu, në lidhje me këtë rast i dyshuari për sulm fizik ndaj vëllait është arrestuar si dhe është dërguar në mbajtje.