Policia e Kosovës ka njoftuar se janë vjedhur afro 44 mijë euro në një lokal tek ‘Rruga B’, menaxherja e lokalit ka njoftuar se disa persona të panjohur me forcë kanë hyrë në lokal dhe në kasafortë kanë marrë këtë shumë parash.
“Rr. B, Prishtinë 28/29.11.2019-22:30-07:30. Ankuesja femër K/Shqiptare – menaxhere e një lokali, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit dhe nga kasaforta kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 43.466€.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/