image Në më pak se 24 orë pas humbjes në finale, Liverpooli feston në rrugët e qytetit

Futboll

Në më pak se 24 orë pas humbjes në finale, Liverpooli feston në rrugët e qytetit

news image

Liverpooli u mposht nga Real Madridi të shtunën mbrëma në finalen e Ligës së Kampionëve.

Anglezët pësuan disfatë me rezultat minimal 1-0 në “Stade de France” në Paris.

Megjithatë, nuk kanë kaluar as 24 orë, dhe qyteti i Liverpoolit tashmë është duke festuar.

Ndonëse e humbën finalen e Ligës së Kampionëve, kjo nuk ia ka prishur planet skuadrës nga Merseyside kur e kishte planifikuar në këtë ditë që të festonte triumfet në Kupën FA dhe atë të Carabaos.

Shumë tifozë kanë reaguar në Twitter në lidhje me këtë, sidoqoftë nga pamjet e dalura nga festa e Të Kuqve, aty shiheshin fytyra të buzëqeshura duke festuar lojtarët së bashku me tifozët.

/GazetaSinjaliSport/