Qytetarët e Korçës kanë paralajmëruar një protestë kundër pjesëmarrjes së këngëtarit serb, Goran Bregoviq, në Festivalin e Birrës në Korçë.
Njoftimi për protestë, e cila pritet të fillojë nga ora 11:00, është dorëzuar në polici, njofton faqja “Korça Report”.
Sipas organizatorëve, protesta është paqësore dhe do të mbahet te katedralja ortodokse në Korçë.
Për shkak të pranisë Bregoviqit, shumë artistë shqiptarë e kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre në këtë festival. Së fundi, shembullin e kolegëve të saj e ndoqi edhe këngëtarja Dafina Zeqiri./Gazeta Sinjali/