image Në Klinikën Infektive në QKUK janë të hospitalizuar 28 pacientë të prekur me covid-19
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Pandemia/ Në Klinikën Infektive në QKUK janë të hospitalizuar 28 pacientë të prekur me covid-19

news image

Infektologu Valbon Krasniqi ka njoftuar se gjendja shëndetësore e pacientëve që janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK’së e që janë prekur me covid-19, është stabile.

Krasniqi ka treguar se në Infektivën e QKUK’së, janë 28 pacientë që bartin koronavirusin. Shtatë prej tyre janë me terapi me oksigjen.

“Aktualisht në në Infektivë i kemi 28 persona të shtrirë që e bartin koronavirusin. Të tjerët janë duke u trajtuar në shtëpitë e tyre në vetë izolim”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka sqaruar se 2 javët e ardhshme pritet që të jenë vendimtare për vendin sa i përket koronavirusit.

“Ne jemi në fillim të pandemisë. Është e pritshme që gjatë 23- javëve të ardhshme të kemi më shumë pacientë të prekur. Tashmë kjo punë është ekskluzivisht në dorën e qytetarëve. Varet nga ta se sa i respektojnë këshillat e mjekëve”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndryshe, në Kosovë deri tani janë konfirmuar 63 raste të infektuara me koronavirus, ndërsa gjatë ditës pritet të dalin rezultate të tjera./GazetaSinjali/