image Në këtë ditë do të hedhet shorti për fazën 1/16-ës në Ligën e Kampionëve

Futboll

Në këtë ditë do të hedhet shorti për fazën 1/16-ës në Ligën e Kampionëve

news image

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është mposhtur bindshëm nga Bayerni, 3-0, duke u eliminuar nga kompeticioni më i madh i futbollit evropian.

“Blaugranët” tashmë do të vazhdojnë misionin e tyre në Europa League. Benfica ka kaluar tutje nga vendi i dytë, sepse vendi i parë nuk ishte asnjëherë në diskutim, atje ku Bayern Munich ka bilanc maksimal.

Manchester United ka kaluar tutje edhe pse sonte barazoi ndaj Young Boys 1 me 1. Grupi nuk u kompletua ende për shkak se ndeshja mes Atalantas dhe Villarreal u shty për shkak të borës së madhe.

Lille dhe Salzburg kanë kaluar tutje poashtu nga Grupi G, pas fitoreve ndaj Wolfsburg dhe Sevillas.

Të hënën do të hedhet shorti për raundin eliminues të Ligës së Kampionëve, ngjarje kjo që fillon në ora 12:00. /Gazeta Sinjali Sporti/