Protestat në Evropë nuk kanë të ndalur. Shtetet demokratike janë rreshtuar njëzëri kundër agresionit rus në Ukrainë.
Por, sot është protestuar edhe në Kazakistan, vend ky i cili shihet si i afërt me Rusinë e Putinit.
Pavarësisht kësaj, protesta në qytetin e saj më të madh Almaty u lejua të vazhdonte. Ministria e Jashtme e Kazakistanit ka theksuar neutralitetin e saj në konflikt, shkruan BBC.