image Në hyrje të QKMF-së në Lipjan vendoset një stacion dezinfektimi kundër Covid-19

Kosovë

Shëndetësi/ Në hyrje të QKMF-së në Lipjan vendoset një stacion dezinfektimi kundër Covid-19

news image

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar se sot ka vendosur një stacion dezinfektimi në hyrje të QKMF-së kundër virusit Covid-19.

I pari i Lipjanit ka thënë se ky stacion dezinfektues është një masë shtesë mbrojtëse për stafin mjekësor dhe të gjithë ata që vizitojnë QKMF-në.

“Po vazhdojnë masat shtesë preventive, sot është vendosur stacion dezinfektimi në hyrje të QKMF-së në Lipjan. Një masë shtesë mbrojtëse për stafin mjekësor dhe të gjithë ata që vizitojne QKMF-në”, ka thënë Imri Ahmeti, shkruan Gazeta Sinjali.