Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot në Pejë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 9 persona.
Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 13:00 në Dudesh, ku si pasojë e tij kanë mbetur të lënduar tre persona. Ndërsa, aksidenti tjetër ka ndodhur rreth orës 14:00 në Zllotek dhe kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi për informim i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
“Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Dudesh. Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. Poashtu një aksident tjetër trafiku ka ndodhur në rrugën Zllotek. Kanë qenë të përfshira tri automjete, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, të cilëve i është ofruar tretmani mjekësor”, ka thënë ai.
Më tutje Ibraj ka treguar se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ndodhur që të dy aksidentet dhe kanë kryer hetimet e nevojshme në lidhje me rastet./Gazeta Sinjali/