image Ndryshime në klubin e futbollit Zurich, dy futbollistë kosovarë mbesin pa ekip

Futboll

Ndryshime në klubin e futbollit Zurich, dy futbollistë kosovarë mbesin pa ekip

news image

Klubi zviceran përmes një njoftimi në webfaqen e vet zyrtare ka zbuluar se dy përfaqësuesve kosovarë nuk do t’ju vazhdohet kontrata.

Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu do të jenë lojtarë të lirë dhe do ta kërkojnë një eksperiencë të re.

Dy futbollistët kosovarë kanë mbetur pa klub pasi Zurichu ka vendosur të mos ua vazhdojë atyre kontratat.

Në fakt, “Si pjesë e planifikimit të skuadrës, do të ketë ndryshime në klubin e futbollit Zurich, një prej tyre do të jetë kontrata e Benjamin Kolollit dhe Hekuran Kryeziut, e cila nuk do të vazhdojë më.

Me këtë rast, dyshja kosovare tash e tutje do të jetë e lirë dhe do ta kërkojë një eksperiencë të re.

29-vjeçari Kololli e ka nisur karrierën në Sion, prej nga ishte huazuar në Le Mont LS, FCBiel, BSC Young Boys dhe FC Lausanne-Sport para se të transferohej në Zurich në verën e vitit 2018.

Ai ia ka zhvilluar 92 ndeshje me Zurichun, duke i realizuar 26 gola dhe i ka bërë 19 asistime.

Gjithashtu, mbrojtësi i majtë kosovar, i cili mund të luajë edhe si sulmues, i ka zhvilluar 23 ndeshje me ekipin kombëtar të Kosovës.

Kurse, mesfushori qendror Kryeziu ka luajtur për të rinjtë e SC Kriens dhe të FC Luzern para se t’i bashkohej ekipit të parë të Luzernit në sezonin 2011/2012, ndërkohë që një sezon e kaloi në FC Vaduz.

Në verën e vitit 2018, Kryeziu kaloi nga Luzerni në Zurich.

26-vjeçari i ka zhvilluar 77 ndeshje me ekipin zviceran, ndërsa i ka realizuar edhe dy gola.

Ai e kishte pësuar një lëndim të rëndë dhe më nuk ka mundur të rikthehej në formën ideale.

“Ne do të donim t’i falënderojmë Benjin dhe Hekin për kontributin e tyre në Zurich dhe iu urojmë atyre fat dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar në fund klubi zviceran./Gazeta Sinjali Sporti/