Policia në Prizren ka gjobitur një kompani të betonit, pasi është derdhur beton në rrugë, duke i penguar pjesëmarrësit në komunikacion.
Rasti sipas policisë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Krushë-Prizren.
“Sot, në rrugën magjistrale Krushë-Prizren, një kompani vendore e cila po transportonte beton, nga mos kujdesi i kompanisë ka pasur derdhje të betonit në Landovicë, duke penguar pjesëmarrësit në komunikacion”, thuhet në njoftim.
Zyrtarë hetues nga njësia e trafikut rajonal në Prizren, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas verifikimit dhe hetimit të situatës, kanë konstatuar se derdhja e betonit është bërë nga një kompani ndërtimore vendore.
Policia kompaninë në fjalë e ka gjobitur me 1 mijë euro.
“Hetuesit kanë kontaktuar me kompaninë e ndërtimit dhe të njëjtit e kanë pranuar kundërvajtjen e kryer, andaj në zbatim të ligjit për kundërvajtje sipas ligjit 05/L-088, neni 34, paragrafi 5, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 1000 euro”.
Kompania është detyruar të pastrojë mbetjet e betonit në rrugë, të cilat janë derdhur nga kamioni dhe kanë shkaktuar pengesë për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Tani rruga është e lirë dhe pa pengesa. /GazetaSinjali/