image Babai narkoman detyron 5-vjeçarin të vjedh gjësende me vlerë, përfundon në pranga të policisë në Gjakovë

Siguri

Babai narkoman detyron 5-vjeçarin të vjedh gjësende me vlerë, përfundon në pranga të policisë në Gjakovë

news image

Një rast i vjedhjes është denoncuar në Polici nga një grua, e cila ka raportuar se disa të mitur i kanë vjedhur çantën me gjëra personale me vlerë. Rasti ka ndodhur me 23 qershor në rrugën “Nënë Tereza”, në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti u denoncua nga viktima, e cila ka deklaruar se sa ishte në një piceri me nënën dhe fëmiun e saj në karrocë, disa të mitur i vjedhin çantën dhe largohen. Në çantë ajo ka deklaruar se kishe gjërat e saj personale me vlerë.

Pas denoncimit të rastit, gjatë ditës së djeshme Policia ka identifikuar të dyshuarit e që del të jenë prindërit e të miturve. Siç mëson Sinjali, hetimi ka zbardhur se babai, i cili është edhe konsumues i substancave narkotike, kishte bërë presion tek fëmija i tij 5 vjeçar që të vjedh çantën. Policia ka intervistuar edhe nënën e fëmijës, e cila ka deklaruar se vazhdimisht është në presion nga burri i saj që të kërkojë lëmoshë së bashku më tre fëmijët e tyre (5, 7 dhe 9 vjeç).

Pas intervstimit, i dyshuari ka dorëzuar në polici disa prej gjerave të vjedhura, ndërsa nga e dyshuara janë sekuestruar edhe gjërat e tjera të cilat i janë gjetur në shtëpinë saj.

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari i cili është edhe përdorues i narkotikëve është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar “Vjedhje dhe bashkëpunim në shtytje për vjedhje”.

/GazetaSinjali/