17 vite më parë, Real Madrid kishte eleminuar nga gara e Ligës së Kampionëve Manchester United.
Edhe pse kishin pësuar humbje 4:3, Real Madridi ishte kualifikuar pasi në ndeshjen e parë kishin fituar me rezultat 3:1, transmeton Gazeta Sinjali.
Në ndeshjen 4:3, të tre golat për Real Madridin i kishte shënuar Ronaldo Nazario.
Trajneri i Real Madrid në pjesën e dytë e kishte larguar Ronaldon nga loja. Deri sa po largohej, tifozët në “Old Trafford” e kishin duartrokitur për performancën magjike./Gazeta Sinjali/