image Ndeshja kthyese: Man City dhe Real Madridi duelojnë sonte për biletën e finalistit

Futboll

Ndeshja kthyese: Man City dhe Real Madridi duelojnë sonte për biletën e finalistit

news image

Sonte do të zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Kampioni anglez e mirëpret në shtëpi skuadrën spanjolle, pasi ndeshja e parë u zhvillua në Spanjë.

Ndeshja e parë në Bernabeu përfundoi me barazim 1-1 mes dy skuadrave.

Vinicius hapi llogarinë për vendasin pas një eurogoli të shënuar në minutën e 36-të, vetëm për t’u barazuar me një tjetër eurogol nga mysafirët, me një goditje të fuqishme nga Kevin De Bruyne në minutën e 67-të.

Tashmë mbetet gjithçka e hapur në ndeshjen e sotme në Etihad, për t’u parë se cila do të jetë skuadra që do t’i bashkohet Interit në finalen e këtij edicioni.

Dy skuadrat takohen për herë të 10-të në ndeshje zyrtare, me të dy skuadrat që kanë bilanc të njëjtë.

Në 9 duelet paraprake, dy skuadrat kanë nga tre fitore dhe tre herë janë ndarë baras.

Dueli fillon nga ora 21:00.

/GazetaSinjaliSport/