image Ndeshja e gjashtë e finales së NBA mes Bucks – Suns sonte në program, mund të shpallet kampioni

Basketboll

Ndeshja e gjashtë e finales së NBA mes Bucks – Suns sonte në program, mund të shpallet kampioni

news image

Sot në basketbollin më të fortë në botë NBA do zhvillohet ndeshja e gjashtë e finales, shkruan Sinjali Sport.


Milwaukee Bucks pret në shtëpi Phoenix Suns, ndeshje e cila mund të vendos edhe kampionin e sezonit 2020/21.


Bucks janë duke fituar 3-2 në këtë seri dhe në rast triumfi fitojnë trofeun e shumë kërkuar.


Megjithatë, nëse Suns fitojnë, kjo përballje fituesin duhet ta gjejë në ndeshjen e shtatë, që do ta bënte një finale shumë interesante.

Giannis Antetokounmpo është favorit për të fituar MVP-n e finaleve nga ana e Bucks, ndërsa Devin Booker në tjetrën anë. Krejt kjo mvaret prej se kush e fiton titullin.

Statistikë interesante e kësaj ndeshje është se asnjëra skuadër ska fituar titull që nga viti 1971 kur e fitoi Bucks, ndërsa Suns ende janë në kërkim të trofeut të parë.  /Gazeta Sinjali Sporti/