image Ndeshja e çmendur mes Sheffield e United përfundon pa fitues

Futboll

Futboll/ Ndeshja e çmendur mes Sheffield e United përfundon pa fitues

news image

Sheffield United dhe Manchester United janë ndarë në paqe. Dy skuadrat kanë marrë nga një pikë pasi barazuan 3-3 në kuadër të xhiros së 13 në Premierligë.

Vendasit e nisën furishëm takimin, duke realizuar për 1-0 në minutën e 19’ përmes John Fleck.

Në minutën e 52’, Lys Mousset i befasoi mysafirët duke shënuar për 2-0.

Por, më pas erdhi përmbysja spektakolare e Man United, ‘Djajtë e Kuq’ shënuan tre gola për 7 minuta.

Golin e parë për 2-1 e realizoi 19-vjeçari, Brandon Williams.

Ai shënoi për “Djajtë e Kuq” në minutën e 72’. Pesë minuta më vonë, në atë të 77’, shënoi sulmuesi 18-vjeçar, Mason Greenwood, për 2-2.

Kurse në atë të 79’, Rashford shënoi për të përmbysur gjithçka.

Por, gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm deri në minutën e 90’ kur Oliver McBurnie shënoi për 3-3, gol që u konfirmuar edhe nga VAR dhe vulosi fatin e takimit.

Ky barazim, e lë Manchester Unitedin në pozitën e nëntë me 17 pikë të grumbulluara pas 13 javëve.