image Ndërtoi një kotec pa leje, 82-vjeçarja në Vlorë shoqërohet në Polici: Unë nuk jam për burg, por për varreza

Shqipëri

Ndërtoi një kotec pa leje, 82-vjeçarja në Vlorë shoqërohet në Polici: Unë nuk jam për burg, por për varreza

news image

82-vjeçarja Lefkothea Karasa, nga Narta e Vlorës është proceduar penalisht për ndërtimin pa leje të një koteci pulash në oborrin e shtëpisë së sajë dhe rrezikon burgun.

Në një intervistë për Euronews Albania, e moshuara që jeton e vetme me lotë në sy se policia e kishte marrë dhe e kishte future në furgon.

Ajo tha se ndjehej e trembur dhe se mosha e sajë nuk e përballon dot gjithë këtë situatë.

“Më hipën në furgon, u tremba. Geroni (avokati) i tha pse e more hartbutçe, pse nuk më thatë mua. unë nuk jam për në burg, unë jam për në varreza”, tha mes lotësh e moshuara.

Rasti u denoncua një ditë më parë në emisionin “Sot” nga avokati i të moshuarës Geron Gunbardhi.

/GazetaSinjali/